Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Slloveninë në ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike. Trajneri i Kosovës, Foda, ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja e fundit kundër Suedisë.
Albian Hajdari do të debutojë duke zëvendësuar Dellovën e lënduar. Ndërkohë, lojtarët Milot Rashica dhe Edon Zhegrova janë lënë në bankën rezervë për këtë përballje.
Nga ana tjetër, ekipi i Sllovenisë ka bërë të ditur gjithashtu formacionin e tyre për ndeshjen. Kjo sfidë pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dy ekipet në rrugën drejt kualifikimit.

Leave a Reply