Në emisionin “Euro” në T7, u diskutua çështja e aferës “Rezervat”, ku ndër të ftuarit ishte edhe avokati Xhevdet Smakiqi.
Ai e cilësoi rastin si “interesant” për shkak të akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit ndaj qeverive të mëparshme për korrupsion, ndërkohë që vetë ata, sipas Smakiqit, kanë vepruar në kundërshtim me këto parime. Avokati theksoi se Kurti, i cili aktualisht është deputet, kishte shpallur një moral të lartë duke akuzuar të tjerët për korrupsion, por tani përballen me akuza për përvetësim.
Për më tepër, Smakiqi komentoi deklaratën e ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se nuk do të japë dorëheqje dhe është “krenare” për punën e saj. Sipas Smakiqit, Hajdari nuk mund të jetë krenare në një situatë ku ka mungesë të produkteve bazë si vaji, orizi dhe mielli.
Ai shtoi se, nëse shpallen fajtorë, të akuzuarit përballen me dënime mbi tre vjet burg.

Leave a Reply