Hajrullah Çeku: Komisionerët tanë gati për 9 nëntor

Hajrullah Çeku, kandidati për kryetar të Prishtinës, ka zhvilluar një takim me komisionerët që do të angazhohen në procesin zgjedhor të datës 9 nëntor.

Ai i ka falënderuar për përkushtimin dhe besimin që kanë treguar, duke vlerësuar rëndësinë e rolit të tyre në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe arritjen e fitores së synuar. Në një postim, Çeku ka theksuar se komisionerët do të jenë në vijën e parë të angazhimit për fitore.

Ai ka shprehur mirënjohjen për përgjegjësinë që ata kanë marrë përsipër dhe ka nënvizuar se roli i tyre është kyç për të mbrojtur çdo votë dhe për të siguruar suksesin e ndërtuar me punë dhe përkushtim. Sipas tij, me përgatitje dhe besim në misionin e tyre, do të arrijnë qëllimin e përbashkët.

“Prishtina na pret,” përfundoi Çeku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *