Haki Abazi, përfaqësues i AAK-së, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Vetëvendosjes, pavarësisht zhvillimeve të fundit në skenën politike.
Gjatë një interviste për Klan Kosova, Abazi theksoi se nuk ka asnjë zbutje në qëndrimin e AAK-së ndaj VV-së. Ai sqaroi se çdo lëvizje ka qenë përgjigje ndaj një iniciative të Vetëvendosjes dhe se partia e tij vazhdon të mbetet e fortë.
Kryetarja e partisë, zonja Vildane, sipas Abazit, e ka demonstruar qasjen e saj pragmatike për të përfaqësuar interesat e votuesve që i kanë dhënë besimin e tyre AAK-së. Sipas tij, qëllimi kryesor është që zëri i qytetarëve të përfaqësohet në mënyrë të denjë.

Leave a Reply