Halil Thaçi zbulon përbërjen e kabinetit të ri në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit ka njoftuar përbërjen e re të kabinetit të tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Ai theksoi se ekipi i ri do të ketë përgjegjësi për menaxhimin e përditshëm të komunës dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, duke punuar me ndershmëri dhe përkushtim. Në krye të postit të nënkryetarit do të jetë Berat Gashi, ndërsa Sami Ahmeti do të kryesojë Kuvendin Komunal.

Shefi i kabinetit është caktuar Bashkim Gashi. Për sektorin e arsimit do të kujdeset Sevdije Berisha, ndërsa Ariana Grajqevci është emëruar drejtoreshë e administratës.

Besnik Krasniqi do të udhëheqë ekonominë dhe financat, ndërsa për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale do të jetë përgjegjëse Albertina Dedinca. Ilire Kelmendi Shema do të drejtojë kulturën, rininë dhe sportin, ndërsa Valon Svirca është emëruar drejtor i shërbimeve publike dhe emergjencave.

Naim Shalaku do të menaxhojë infrastrukturën lokale, Rinor Kurteshi do të jetë përgjegjës për mjedisin, dhe Arif Pllana do të drejtojë inspekcionin. Ky ekip synon të përmirësojë shërbimet dhe të ofrojë trajtim dinjitoz për qytetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *