Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka shprehur kritika ndaj vendimit të PDK-së për të votuar Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit, gjatë një interviste në FRONTAL të T7. Haliti theksoi se një artikull i nënshkruar nga Basha, i cili sipas tij ka shërbyer për të diskredituar UÇK-në, është përdorur negativisht nga Serbia dhe vendet kundërshtare të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Duke diskutuar mbi këtë çështje, Haliti deklaroi: “Ky bashkëpunu me një segment me një nyje të asaj gruas maqedonase që ka qenë e parapagume prej Serbisë me diskreditu UCK dhe artikulli që e kanë bërë bashkë, s’është me rëndësi a ka shkru ai naj sen në artikull, por ky e ka firmën e tij aty, ka ndiku negativisht dhe është përdor nga Serbia dhe vendet armike të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë me tregu se qe ky është shqiptar i Kosovës e ka shkru.”
Haliti argumentoi gjithashtu se Basha nuk e nderon parlamentin si kryetar, pavarësisht se ka fituar votat, dhe sugjeroi se duhet bërë diçka në lidhje me këtë vendim. Sipas tij, PDK-ja ka gabuar në këtë votim, duke shtuar: “Institucioni i përgjegjësisë nuk aplikohet te na. Ndoshta kanë menu që është mirë, por nuk është dashtë me u votu.”

Leave a Reply