Hamasi pranon pjesërisht ofertën e Trumpit, kërkon dialog më tej

Hamasi ka shprehur gatishmërinë për të pranuar pjesërisht propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Rripin e Gazës, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e administrimit të territorit.

Megjithatë, grupi palestinez kërkon që shumë elemente të tjera të planit të diskutohen përmes negociatave. Në një deklaratë të bërë publike, Hamasi ka reaguar ndaj planit 20-pikësh të Trumpit, i cili i dha afat deri të dielën për të pranuar ose refuzuar propozimin.

Sipas burimeve, ndër pikat e pranuara nga Hamasi përfshihet edhe lirimi i pengjeve. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse administrata e Trumpit është e hapur për negociata mbi termat e planit, siç kërkon Hamasi.

Organizata palestineze thekson se është e gatshme të dorëzojë administrimin e Rripit të Gazës një organi palestinez të përbërë nga teknokratë të pavarur, mbështetur nga vendet arabe dhe islame. Ende nuk ka pasur një reagim nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me këtë përgjigje të Hamasit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *