Muhamet Hamiti, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar ashpër Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Hamitit, përshkrimi i Kosovës si një “storie suksesi” ndërkohë që është nën sanksionet e Bashkimit Evropian, përbën propagandë. Në një postim publik, ai theksoi se Kosova është sanksionuar nga BE-ja që nga mesi i vitit 2023, duke humbur 600-700 milionë euro për projekte të rëndësishme.
Hamiti akuzon se qeverisja e Kurtit është e paligjshme që nga pranvera, duke penguar funksionimin e institucioneve kryesore si Kuvendi dhe Qeveria. Hamiti argumenton se vitet e fundit kanë qenë humbje për Kosovën dhe se qëndrimi i Kurtit dhe partisë së tij në pushtet është fatkeqësi për vendin.
Sipas tij, ndërsa Kurti mund të jetë fitues i vogël, Kosova është humbësja e madhe.

Leave a Reply