Hamiti: Kurti ende kryeministër, në kundërshtim me Kushtetutën

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur kritika të forta ndaj Qeverisë së Vetëvendosjes, duke theksuar se Kosova ka pësuar një humbje të madhe financiare prej 600-700 milionë eurosh nga fondet e Bashkimit Evropian për shkak të sanksioneve të aplikuara ndaj saj.

Ai nënvizoi se Kosova nuk do të përfitojë nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i BE-së, duke argumentuar se në vitin 2025 vendi nuk do të ketë institucione funksionale. Hamiti e konsideroi këtë vit si një “vit të humbur” për Kosovën dhe shtoi se Kryeministri Albin Kurti po vazhdon të udhëheqë qeverinë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *