Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shprehur besimin se qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar.
Gjatë një interviste për Klan Kosova, ai theksoi se preferenca e tij është që qeveria e re të përbëhet nga PDK, LDK, AAK dhe komunitetet joshumicë. Sipas Hamzës, ky konfigurim është i mundshëm për shkak të programeve dhe pikëpamjeve të përbashkëta mes këtyre partive, duke përjashtuar dallimet konceptuale që ekzistojnë me disa prej tyre.
Ai është i bindur se ky do të jetë formati i qeverisë së re, duke theksuar se kjo përbërje do të pasqyrojë më së miri interesat dhe nevojat e vendit. Hamza vazhdoi të shtojë se situata aktuale dhe rrethanat politike e favorizojnë këtë skenar.

Leave a Reply