Hamza: Qeverisja e dobët ka minuar suksesin e Kosovës

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, theksoi se Kosova ka bërë përparime të rëndësishme gjatë 25 viteve të fundit.

Në intervistën e tij në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai përshkroi vendin si një histori suksesi dhe jo si një shtet të dështuar. Megjithatë, Hamza kritikoi qeverisjen e viteve të fundit, duke theksuar se ka pasur keqqeverisje.

Ai vuri në dukje se, pavarësisht sfidave të mëdha dhe fillimit nga një situatë e vështirë, Kosova ka bërë hapa përpara në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Hamza nënvizoi se, si shoqëri dhe shtet, Kosova ka nisur rrugëtimin nga një pozitë e vështirë, por ka arritur të bëjë përparime të dukshme në zhvillimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *