Policia e Kosovës po heton dy vdekje të ndodhura të hënën në Prishtinë dhe Gjakovë.
Në kryeqytet, një grua është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas përkeqësimit të shëndetit dhe më pas ka ndërruar jetë. Ndërkohë, në Gjakovë, autoritetet rajonale kanë konstatuar vdekjen e një burri në spitalin e qytetit.
Për të dy rastet, prokurorët kanë vendosur që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u kryer obduksioni. Hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes po vazhdojnë.

Leave a Reply