Kaçaniku ka hapur një kapitull të ri në zhvillimin e tij tregtar me inaugurimin e parë të dyqanit Comodita Home nga Devolli Corporation, duke prezantuar një standard të ri blerjeje dhe shërbimi për banorët e këtij qyteti.
Menaxheri regjional, Mustafë Potera, shprehet se hapja e këtij dyqani është pjesë e një plani të zgjerimit që ka në fokus sjelljen e produkteve cilësore më pranë klientëve. Përveç kësaj, ai njoftoi se ky është vetëm fillimi, pasi ka plane për të zgjeruar praninë në qytete të tjera dhe për të rritur hapësirat e dyqaneve ekzistuese.
Në ditën e parë të funksionimit, dyqani tërhoqi interes të madh nga qytetarët, të cilët përfituan nga ofertat speciale. Banorët e Kaçanikut e mirëpritën hapjen, duke vlerësuar lehtësimin që sjell Comodita në aksesin ndaj produkteve shtëpiake cilësore.
Dyqani i Kaçanikut është i 112-ti në rajon, duke forcuar më tej pozicionin e Comodita-s në tregun e produkteve për shtëpi.

Leave a Reply