Hapet rruga Gorozhup-Pogaj, forcohet lidhja Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me disa zyrtarë të tjerë, përfshirë ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, inauguruan sot rrugën ndërkufitare që lidh Gorozhupin e Hasit të Prizrenit me Pogajn.

Ky projekt është një nga marrëveshjet e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë ceremonisë, Kurti vuri në dukje rëndësinë e kësaj rruge për banorët lokalë, si dhe për nxitjen e turizmit malor dhe kulturor në të dy vendet.

Ai theksoi se rruga shërben si një lidhje fizike përtej atyre historike dhe shpirtërore mes dy vendeve. Rruga e re, me një gjatësi prej 3.7 kilometrash dhe një kosto prej afër 1 milion euro, lidh dy fshatra që ndajnë histori dhe tradita të përbashkëta.

Kurti e përshkroi këtë projekt si një hap konkret për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *