Daut Haradinaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se partia e tij ka përballuar sfida të mëdha dhe ka dalë fitimtare në momente kyçe për vendin.
Në një intervistë në Debat Plus, ai shprehu bindjen se AAK-ja do të kalojë me lehtësi pragun zgjedhor në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe pret të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Haradinaj vuri në dukje se Aleanca ka tejkaluar shumë sfida të rëndësishme në të kaluarën.
Ai përmendi momentet kur partia ka luajtur rol vendimtar në krijimin e ushtrisë, vendosjen e taksës 100 për qind për Serbinë, dhe nacionalizimin e Trepçës. Sipas tij, këto suksese tregojnë fuqinë dhe kapacitetin e AAK-së për të ndikuar në politikat kyçe të vendit.
Ai është i bindur se pas zgjedhjeve, Aleanca do të jetë pjesë e Kuvendit dhe qeverisjes së ardhshme, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri për ekzekutivin e ri.

Leave a Reply