Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vlerësuar veprimet e fundit të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara ndaj regjimit të Venezuelës.
Ai i ka cilësuar këto veprime si shembuj të lidershipit global të SHBA-së dhe angazhimit të saj të palëkundur për mbrojtjen e parimeve të sundimit të ligjit. Në një deklaratë, Haradinaj theksoi se veprimet e SHBA-së nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump dëshmojnë përkushtimin ndaj përgjegjësisë globale dhe mbrojtjes së drejtësisë universale.
Ai nënvizoi se mesazhi i SHBA-së është i qartë: asnjë regjim nuk mund të tolerohet nëse mbështetet nga krimi i organizuar ndërkombëtar. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, bëri thirrje që Kosova të vazhdojë të mbështesë vlerat demokratike dhe të qëndrojë pranë aleatëve të saj strategjikë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, të cilat janë një garant i rëndësishëm i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Leave a Reply