Haradinaj: Istogu ka nevojë për përmirësime të mëdha në qeverisje

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka vizituar qytetarët e Istogut, ku ka theksuar se potenciali i kësaj komune është lënë në hije për shkak të qeverisjes së mëparshme.

Ai u shpreh i bindur se Istogu është i gatshëm për një ndryshim të domosdoshëm. Haradinaj nënvizoi se Istogu ka nevojë për një qeverisje të re që të shfrytëzojë mundësitë e mëdha, veçanërisht në sektorin e turizmit.

Ai rekomandoi Ukë Blakajn si personin e duhur për këtë detyrë, duke theksuar përvojën e tij në fushën e ndërmarrësisë dhe menaxhimin e burimeve lokale. Në takimin me qytetarët e Istogut, Haradinaj theksoi rëndësinë e një qasjeje të re qeverisëse, duke promovuar një listë për Asamblenë që përfshin individë të përgatitur dhe të rinj të angazhuar.

Qëllimi i tyre është që çdo potencial i Istogut të shërbejë për zhvillim dhe mirëqenie për banorët e tij. Haradinaj e përmbylli postimin e tij në Facebook me mesazhin “Istogu që bën dritë – 174”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *