Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur mendimin e tij për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht për pezullimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deklaratat e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti kishte theksuar se SHBA nuk duhet të bëjë kompromis me sundimin e ligjit në veriun e Kosovës. Kjo deklaratë u kritikua nga Haradinaj gjatë një interviste në “Adresa”, ku e cilësoi si një pohim të pakuptimtë.
Haradinaj vuri në dukje rolin e Amerikës në konflikte të kaluara, duke përmendur bombardimin kundër Millosheviqit dhe Serbisë, si dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për të mbrojtur Kosovën nga ndërhyrjet serbe. Ai theksoi se është e pakuptueshme që Kurti të sugjerojë se SHBA nuk dëshiron që Kosova të forcojë ligjin në veri, duke shtuar se kjo është një prej deklaratave më të pafalshme që mund të bëhet.

Leave a Reply