Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një postim në mediat sociale lidhur me numrin që partia e tij do të mbajë në zgjedhjet e ardhshme.
AAK do të garojë me numrin 129 në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Haradinaj theksoi përkushtimin e partisë ndaj vendit duke deklaruar se janë të bashkuar dhe të rreshtuar përkrah Kosovës.
Ai shprehu gjithashtu urimet për një proces të suksesshëm zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes për Kosovën në këtë kohë vendimtare.

Leave a Reply