Haradinaj nderon Zhitinë dhe Fazliun për kontributin e tyre

Në 36-vjetorin e rënies së tyre, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Përkujtimi u bë përmes një postimi në Facebook, ku Haradinaj theksoi se këta dëshmorë mbrojtën me guxim idealin e lirisë së atdheut dhe se veprat e tyre kanë frymëzuar brezat drejt çlirimit të Kosovës. Haradinaj theksoi se kontributi i tyre mbetet i përjetësuar në historinë e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

“Lavdi e përjetshme,” përfundoi ai në postimin e tij. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, përmes veprës së tyre të guximshme, motivuan brezat e fundit të shekullit të kaluar të luftonin për lirinë e vendit, duke u bërë simbol i sakrificës dhe qëndresës për çlirim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *