Haradinaj ofron bashkëpunim për Hamzën për të mirën e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Bedri Hamzën për emërimin si lider i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Haradinaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar interesat e qytetarëve dhe mirëqenien e Kosovës si prioritete. “Z.

Bedri Hamza, ju uroj për detyrën e re si kryetar i PDK-së. Ju dëshiroj suksese dhe ofroj mbështetjen time dhe të Aleancës për të mirën e vendit,” deklaroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Përzgjedhja e Hamzës si kryetar ka ndodhur gjatë ditës së hënë, ku ai pason në këtë rol Memli Krasniqin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *