Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vënë në dukje se në Kosovë këtë vit janë mbajtur më shumë zgjedhje sesa ndonjëherë më parë brenda një viti.
Ai akuzon kryeministrin Albin Kurti për përdorimin e strategjive për të qëndruar në pushtet, duke theksuar se vendi ka qenë peng i këtyre planeve, pasi Kurti nuk kishte mbështetjen e nevojshme numerike. Haradinaj gjithashtu theksoi se pas zgjedhjeve kombëtare është vënë re një interesim i përbashkët nga liderët opozitarë për të bashkëpunuar, në vend që të veprojnë në mënyrë të ndarë.
Sipas tij, ndryshimi i mendësisë mes partive opozitare është i dukshëm dhe ekziston një frymë e re bashkëpunimi. Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, duke shprehur optimizëm për një qasje më të bashkuar të opozitës në të ardhmen.

Leave a Reply