Haradinaj: Procesi zgjedhor po zhvillohet me sukses në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), gjatë një konference për shtyp, vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor që po zhvillohet në mbarë vendin, duke theksuar se pjesëmarrja e deritanishme është inkurajuese.

Ai inkurajoi qytetarët që nuk kanë votuar ende, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike duke u paraqitur në qendrat e votimit. “Është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë për të përfaqësuar veten e tyre,” theksoi ai.

Ndërsa shprehu kënaqësinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Haradinaj vuri në dukje shqetësimet lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike dhe i bëri thirrje KEDS-it që të ndërmarrë veprime të shpejta për zgjidhjen e këtij problemi. Në përfundim, Haradinaj shprehu urimet e tij për zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve në Kosovë, duke vlerësuar se ky proces është një hap pozitiv për vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *