Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së, ka folur për ndjenjat që lidhen me nënën e tij, duke theksuar se është krejtësisht normale të ketë emocione për prindin.
Gjatë një interviste në Rubikon të Klan Kosovës, Haradinaj vuri në pah përvojat e tij gjatë luftës, duke theksuar që asnjëherë nuk e ka lënë vijën e frontit. Ai përmendi se ka varrosur me duart e tij shumë shokë të rënë.
Duke folur për nënën e tij, Haradinaj tha: “Kam nënën gjallë, dhe kjo nuk duhet të shihet si pengesë. Nuk mundem të mos shfaq emocione për të, duhet të jem njerëzor.”
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e vlerave të popullit shqiptar, të cilat janë vlerësuar nga shumë studiues të huaj.
Haradinaj shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar angazhimin nëse merr besimin e votuesve.

Leave a Reply