Haradinaj shpreh mirënjohje për mbështetjen e kongresmenit Self ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka realizuar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me kongresmenin amerikan Keith Self.

Self kryeson Nënkomisionin për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Gjatë këtij takimi, Haradinaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin e tyre në proceset e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit.

Një nga çështjet kryesore të bisedës ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO, të cilin Haradinaj e konsideron si hapi i duhur për të ardhmen dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve. Kongresmeni Self, me përvojë të gjatë në Forcat Speciale të SHBA-ve, i dha takimit një dimension profesional dhe të veçantë.

Haradinaj e vlerësoi mundësinë për të diskutuar për thellimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Amerikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *