Në Ditën e Veteranit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, rikujtoi rëndësinë historike të sulmit të parë mbi familjen Jashari, që shënoi fillimin e mobilizimit të përgjithshëm për liri dhe pavarësi.
Në një mesazh të publikuar në Facebook, Haradinaj solli në vëmendje përpjekjet e përbashkëta me bashkëluftëtarët për të mposhtur armikun dhe për të sjellë lirinë në vend, duke u mbështetur në aleatët. Ai përshkroi periudhën e luftës si një kohë të mbushur me sfida dhe sakrifica, ku gëzimi i fitoreve shpesh shoqërohej me dhimbjen e humbjes së shokëve.
Kreu i AAK-së përmbylli mesazhin e tij duke uruar Ditën e Veteranit, të cilën e cilësoi si një moment krenarie dhe lavdie, dhe falënderoi të gjithë ata që kanë shërbyer atdheut.

Leave a Reply