Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të shpallen sa më parë brenda afatit kushtetues.
Ai theksoi se presidentja ka kohë deri më 5 nëntor për të shpërndarë Parlamentin dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve, duke sugjeruar se 7 dhjetori do të ishte një datë e përshtatshme për të shmangur një vonesë prej 40 ditësh. Haradinaj vuri në dukje se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar kohë deri më 5 nëntor, çka mund të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve më 7 ose 14 dhjetor.
Ai shprehu zhgënjim për mungesën e një marrëveshjeje opozitare që do të mundësonte mbështetjen e komuniteteve për krijimin e qeverisë së re. Haradinaj i bëri thirrje të gjitha palëve për mirëkuptim dhe veprim të shpejtë pas zgjedhjeve për të formuar qeverinë e ardhshme.

Leave a Reply