Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë Albin Kurtin për postin e kryeministrit në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Në një intervistë për “FIVE” në TV Dukagjini, Hasani theksoi se vota e tij nuk do të shkojë për Kurtin, pavarësisht qëndrimit të partisë së tij. Hasani shpjegoi se besimi i qytetarëve që e kanë votuar në zgjedhjet e fundit, më 9 shkurt, është i palëkundur dhe ai do të qëndrojë besnik ndaj premtimeve të tij.
Ai shtoi se vendimi për të mos votuar qeverinë është personal dhe nuk ndikohet nga qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës. Gjithashtu, Hasani kritikoi mënyrën e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për formimin e qeverisë, duke akuzuar kryeparlamentarin Dimal Basha për veprim pa konsultim me Kryesinë e Kuvendit, nën ndikimin e Albin Kurtit.
Sipas Hasanit, mungesa e reagimit nga opozita ka krijuar pasoja për qytetarët dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Leave a Reply