Hashani: Kandidatët e LVV-së të pavarur nga Albin Kurti

Medain Hashani, profesor dhe ekspert i ekonomisë, në një intervistë në emisionin EURO n’T7, theksoi se kandidatët për kryetar komune nuk po japin detaje të qarta për mënyrën e realizimit të premtimeve të tyre elektorale.

Ai vuri në dukje se kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje shpesh i lidhin premtimet e tyre me qeverinë Kurti, duke mos u fokusuar në kapacitetet lokale. Hashani kritikoi këtë qasje, duke theksuar se kryeministri aktual, Albin Kurti, mund të mos jetë më në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme qendrore, prandaj kandidatët duhet të bazojnë premtimet në mundësitë lokale.

Ndërkohë, ai vuri re se kandidatët e partive të tjera janë më të prirur të fokusohen në kapacitetet lokale. Sipas Hashanit, mungesa e strategjive për rritjen e të hyrave vetanake është një dobësi kryesore e shumicës së kandidatëve.

Ai sugjeron se për të realizuar projekte kapitale, kandidatët duhet të planifikojnë rritjen e këtyre të ardhurave për të siguruar një strukturë të qëndrueshme buxhetore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *