Gjatë një vizite në një fabrikë vendore, Mytaher Haskuka theksoi rëndësinë e rritjes së prodhimit vendor për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke e cilësuar këtë si një nga shtyllat kryesore të programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Lirim Berisha, një nga pronarët e fabrikës, deklaroi se subvencioni i përfituar është realizuar përmes procesit transparent të platformës “e-Kosova”, pa nevojë për kontakte paraprake. Ai vlerësoi trajtimin e drejtë dhe të barabartë që institucionet u ofrojnë bizneseve prodhuese.
Në fund të vizitës, si shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj prodhuesve lokalë, Haskuka mori një dhuratë simbolike – çorape me numrin 116. Një dhuratë e tillë iu dha edhe kandidatit tjetër për deputet, Farush Rexhepi, i cili mban numrin 65 në listë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shprehur angazhimin e saj për të rritur kapacitetet e fabrikave vendore përmes politikave transparente dhe granteve zhvillimore.

Leave a Reply