Haxhiu i bën thirrje KQZ-së për rinumërim sipas komunave

Bekim Haxhiu, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) duke e akuzuar për manipulim të procesit zgjedhor.

Ai ka bërë thirrje për hetime nga Prokuroria lidhur me vendimet dhe veprimet e KQZ-së që, sipas tij, kanë dëmtuar integritetin e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe drejtuesit e KQZ-së, raporton Gazeta Online Veriu.info. Haxhiu ka kërkuar rikthimin e rinumërimit sipas rendit të komunave dhe ka theksuar nevojën për transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

“Çdo votë e cenuar është një goditje ndaj demokracisë”, ka deklaruar ai. Ai ka kritikuar KQZ-në për ndryshimin e metodologjisë së rinumërimit gjatë procesit, duke e quajtur këtë veprim kaotik dhe të fragmentuar.

Sipas tij, ky devijim i rregullave ka dëmtuar besimin e qytetarëve dhe kandidatëve në procesin zgjedhor, pasi rinumërimi është bërë i pabesueshëm. Në përfundim, Haxhiu ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetime të thelluara për të gjitha veprimet që kanë cenuar procesin zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *