Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare ka përfunduar në mbi 70 përqind të vendvotimeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet janë përpunuar nga 1,810 nga gjithsej 2,557 vendvotime. Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidati për kryeministër, kryeson me 245,222 vota.
Pas tij vjen Glauk Konjufca me 190,973 vota, duke treguar mbështetje të konsiderueshme nga elektorati. Albulena Haxhiu gjithashtu ka kaluar pragun e 100,000 votave, duke grumbulluar 100,113 vota deri më tani.
Ndërkohë, në dhjetëshen më të votuar të Vetëvendosjes janë përfshirë edhe figura si Hekuran Murati, Donika Gërvalla, dhe Mimoza Kusari-Lila. Ndryshe qëndron situata për Dimal Bashën, i cili deri tani ka siguruar 15,358 vota dhe renditet i 38-ti në listën e partisë.
Megjithëse i zgjedhur më parë si deputet dhe kryetar Kuvendi, këtë herë ai është larg nga më të votuarit e Vetëvendosjes.

Leave a Reply