Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e qeverisë së re me Glauk Konjufcën si mandatar, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kritikoi fuqishëm opozitën për bllokimin e proceseve kyçe për vendin.
Ajo theksoi se kishte pritur më shumë konstruktivitet nga ana e tyre, veçanërisht në lidhje me buxhetin. Haxhiu shprehu zhgënjimin e saj duke kujtuar se buxheti nuk është pronë e kryeministrit Kurti, por është hartuar nga qeveria në detyrë dhe synon përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, me një vlerë që tejkalon 4 miliardë euro, niveli më i lartë deri më tani.
Ajo paralajmëroi se veprimet e opozitës mund të çojnë vendin drejt një krize sociale, duke nënvizuar rëndësinë e reflektimit dhe bashkëpunimit për të mirën e përgjithshme.

Leave a Reply