Hekuran Murati vlerëson vendimin e Kuvendit për 28 milionë euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të transferuar 28 milionë euro nga viti 2024 në 2025.

Ai e vlerëson këtë hap si rezultat të përpjekjeve të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, në Asamblenë e Prishtinës. Murati theksoi se asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar pro transferimit të të ardhurave vetanake, duke bërë një krahasim me LDK-në dhe Lumir Abdixhikun, të cilët, sipas tij, nuk e realizuan këtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se për Lëvizjen Vetëvendosje, interesat e qytetarëve mbeten gjithmonë prioritet. Në të njëjtën seancë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rinovuar kërkesën e tij ndaj Muratit për të zhbllokuar edhe 30 milionë euro të tjera për kryeqytetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *