Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, po përballet me akuza të reja për spiunazh, pas arrestimit të themeluesit të një televizioni opozitar.
Autoritetet turke bastisën rrjetin Tele1 dhe ndaluan Merdan Yanardag, një kritik i njohur i Presidentit Erdogan. Hetimet e kryera nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit zbuluan se të dhëna sekrete ushtarake dhe informacione personale ishin gjetur në materialet e biznesmenit Huseyin Gün.
Ai akuzohet për lidhje me vende të huaja dhe organizata kriminale. Në këtë kontekst, Imamoglu, i cili është pezulluar nga detyra, u thirr për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat për spiunazh.
Ndërkohë, hetime të tjera kanë zbuluar rrjedhjen e të dhënave të 4.7 milionë përdoruesve të një aplikacioni të Bashkisë Metropolitane të Stambollit në dy vende të huaja. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë çështje delikate.

Leave a Reply