Hetime mbi ngjarjet në Shipol, Kurti qëndroi deri vonë

Gazetari Valon Syla ka ngritur pikëpyetje mbi procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke vënë në dukje mospërputhjen e rezultateve të tri Exit Poll me rezultatin përfundimtar.

Këto sondazhe e renditën Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) të parën në Mitrovicë pa nevojën për balotazh, me përqindje që varionin nga 51% deri në 58%. Syla theksoi se në lagjen Shipol, ku Kryeministri Albin Kurti qëndroi deri në orët e hershme të mëngjesit para hapjes së votimeve, ka ngjallur dyshime për parregullsi.

Ai deklaroi në emisionin Pressing të T7 se është e pazakontë që të gjitha Exit Poll të gabojnë në mënyrë identike në të njëjtin vend. Aktualisht, Shipoli është nën hetim për të sqaruar se çfarë ka ndodhur realisht gjatë procesit të votimit.

Ky zhvillim ka shtuar shqetësimet për integritetin e zgjedhjeve në këtë zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *