Një aksident ajror ndodhi të premten në liqenin Mavrovë, Maqedoni e Veriut, ku një avion sportiv Piper 28 u rrëzua.
Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Kryetari i KHAAIS, Marjan Prposki, konfirmoi se ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën dhe pritet që më tepër detaje të bëhen publike së shpejti.
Avioni, me targa amerikane dhe në pronësi private, u rrëzua rreth orës 12:30. Dy shtetas të Kosovës, J.P.
(41) dhe D.M. (64), ishin në bord.
D.M., piloti, raportoi se një defekt në motor e detyroi të ulte avionin në liqen. Të dy kanë pësuar lëndime dhe u transportuan për trajtim në spitalin e Gostivarit, sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Hetimet e mëtejshme janë në proces për të zbuluar shkaqet e incidentit.

Leave a Reply