Të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, mbrëmjen e 30 nëntorit 2025.
Sipas raportimeve të Klan News, automjeti që u përdor nga autorët e krimit ishte në pronësi të vetë viktimës dhe ishte marrë nga një prej bizneseve të tij që ofronte makina me qira. Brenda këtij automjeti, hetuesit kanë gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është arma e përdorur në krim.
Grupi hetimor po analizon me kujdes filmimet e kamerave të sigurisë nga zona ku ndodhi krimi, përfshirë pamjet nga një karburant aty pranë dhe biznese të tjera të afërta. Disa dëshmitarë okularë të ngjarjes janë shoqëruar nga autoritetet për të dhënë dëshmitë e tyre.
Vrasja u krye në një zonë shumë të frekuentuar të Elbasanit, ku Mëhalla u qëllua me dy plumba në kokë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe po hetohet me intensitet të lartë.

Leave a Reply