Nesër, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, 26 vjeç, i cili u vra vitin e kaluar pas një therjeje me thikë.
Në këtë seancë, pritet të paraqiten dëshmitë e pronarëve të picerisë ku ngjarja ka ndodhur. Auron Thaqi u plagos rëndë në Prizren dhe më pas ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas dështimit për të mbijetuar plagëve të marra.
Pas sulmit, dyshohet se ai u hodh nga një automjet në lëvizje. Për këtë vrasje, autoritetet kanë arrestuar dy të dyshuar: Enes Ay, i cili akuzohet për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen, dhe Hajrullah Brcani, i cili akuzohet për mosdhënie të ndihmës dhe moslajmërim të veprave penale.
Rasti ka tronditur publikun, me dyshime për përfshirjen e personave të afërt me viktimën. Familja e Auronit ende kërkon drejtësi.

Leave a Reply