Ehat Miftaraj, drejtuesi ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, diskutoi në emisionin Pressing në T7 mbi dyshimet për manipulim votash në zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
Ai theksoi se gjykata ka vendosur që komunikimet telefonike nuk mund të përdoren si prova, për shkak të ndalimit të përgjimeve në mënyrë retroaktive. Miftaraj shpjegoi se edhe nëse kandidatët për deputetë kanë komunikuar përmes telefonit apo mesazheve me komisionerët, duke bërë marrëveshje për blerje votash, këto prova të mundshme nuk mund të pranohen nëse zbulohen nga hetimi i prokurorisë.
Kjo vendimmarrje e gjykatës ndikon në hetimin e rasteve ku veprimet kriminale kryhen përmes telekomunikimeve.

Leave a Reply