Në komunat e Deçanit dhe Junikut po intervistohen 30 persona për dyshimet mbi manipulimin e votave.
Ky informacion është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për gazetarin Kastriot Tahiri të Klan Kosovës. Prokuroria ka nisur sot intervistimin e komisionarëve për të hetuar keqpërdorimet potenciale gjatë numërimit të votave të partive politike.
Ky proces synon të hedhë dritë mbi të gjitha rrethanat e përfshira në këtë çështje. Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj lëshoi autorizimin e parë për hetime më 19 janar, duke nisur kështu veprimet e nevojshme hetimore.
Prokurorët e caktuar, në bashkëpunim të ngushtë me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, janë duke ndjekur hetimet e mëtejshme për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti.

Leave a Reply