Hetimet: Vdekja e 25-vjeçares nuk lidhet me krim penal

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka bërë të ditur se po intensifikohen hetimet lidhur me rastin e një 25-vjeçareje nga Kosova, e cila u gjet e vdekur në Tetovë.

Megjithatë, të dhënat fillestare nuk sugjerojnë për ndonjë veprim penal. Prokurori kujdestar ka kryer ekzaminime në vendin ku u gjet trupi, si dhe në apartamentin ku qëndronte e ndjera.

Hetimet po përparojnë me kontrolle dhe ekspertiza të hollësishme për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, edhe pse gjurmët e para nuk tregojnë për një vepër penale. Pavarësisht kësaj, Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë dhe ka planifikuar marrjen në pyetje të disa individëve për të ndihmuar në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Organet hetimore po punojnë me përkushtim për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të resë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *