Një hetim i Policisë për Krimet Ekonomike ka nisur këtë javë në Komunën e Mitrovicës, pas raportimeve për një skandal të madh në Drejtorinë e Urbanizmit.
Bëhet fjalë për dhënien e një leje ndërtimore në mënyrë të paligjshme për kompaninë London LTD, rast që daton në muajin tetor. Sipas burimeve, ish-drejtori i Urbanizmit, Edison Ternava, së bashku me zyrtarët Shyhrete Peci dhe Florent Abrashi, janë të përfshirë në këtë çështje.
Për më tepër, Abrashi dyshohet për konflikt interesi. Hetuesit kanë filluar mbledhjen e provave për të zbardhur të gjitha detajet e këtij rasti.
Raportimet e mëparshme sugjerojnë se lëshimi i lejes është bërë me procedura të përshpejtuara gjatë kohës së fushatës, duke sjellë përfitime të mëdha financiare për kompaninë e përfshirë. Hetimet vazhdojnë në përpjekje për të identifikuar të gjithë përgjegjësit dhe për t’iu dhënë fund praktikave të tilla të paligjshme.

Leave a Reply