Pas një periudhe hetimesh që zgjati disa muaj, Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Fatmir Shehollit, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari spiunazhi.
Ky veprim u krye të enjten nga hetuesit policorë. Prokuroria njoftoi se Sheholli është ndaluar për një periudhë 48-orëshe dhe se njësitë e Policisë së Kosovës po kryejnë kontrolle në banesën e tij për të mbledhur prova shtesë.
Arrestimi u realizua në rajonin e Prishtinës, me ndihmën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Sipas Prokurorisë, Fatmir Sheholli po hetohet për veprën penale të spiunazhit, bazuar në nenin 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në pamjet e publikuara, hetuesit shihen duke dalë nga banesa e tij me dokumente në duar, duke përforcuar dyshimet mbi këtë çështje.

Leave a Reply