Hill: Angazhimi im për Kosovën nisi nga Albright në 1998

Christopher Hill dëshmon në Hagë në gjyqin ndaj Thaçit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, diplomati amerikan Christopher Hill ka dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hill, i njohur me kodin 1DW-008, është thirrur si dëshmitari i pestë nga mbrojtja e Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq. Përpara dëshmisë së tij, gjykata aprovoi një video si provë, kërkesë e bërë nga mbrojtja pa kundërshtim nga Prokuroria.

Dëshmia e Hill është e kufizuar në tema specifike, dhe ai mund të refuzojë të përgjigjet në pyetje që përfshijnë informacione konfidenciale. Në seancë ishte e pranishme edhe Terra Gerhersanem, zëvendëskëshilltare ligjore e Ambasadës së SHBA-së në Hagë.

Prezantimi i provave nga mbrojtja e Thaçit ka nisur më 15 shtator 2025, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *