Hill: Kosova, çështje kyçe gjatë detyrës sime në Shqipëri

Diplomati amerikan, Christopher Hill, dëshmoi në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me rolin e tij në çështjet e Kosovës pas vitit 2000, duke theksuar se ajo ishte një temë kyçe në kontekstin e Ballkanit.

Ai u shpreh se gjatë kohës së tij si ambasador në Shqipëri, për dy vjet, kishte marrë informacion të gjerë mbi situatën në Kosovë. Hill tregoi se vizita e tij e parë në Kosovë ndodhi në maj të vitit 1998, pasi iu kërkua të merrej me këtë çështje si një përgjegjësi e re.

Gjatë dëshmisë, ai përmendi se gjatë kohës së Marrëveshjes së Dejtonit nuk pati mundësi të takonte përfaqësues të Kosovës, por në vitin 1998 zhvilloi një takim të parë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, në rezidencën e ambasadorit amerikan. Në fjalën e tij, Hill nënvizoi rëndësinë e Kosovës në rajon dhe ndikimin që kishte situata atje në punën e tij diplomatike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *