Diplomati amerikan, Christopher Hill, përfundoi dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, ku u paraqit në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në përmbyllje të dëshmisë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Hill. Ai e falënderoi diplomatin për prezencën dhe respektimin e rregullave të gjykatës, duke i uruar suksese në të ardhmen.
Hill e përshkroi përvojën si të veçantë, duke theksuar rëndësinë e saj. “Faleminderit, ishte një përvojë e veçantë,” u shpreh ai.
Gjykatësi vuri re me humor se shpresonte që përvoja të mos kishte qenë e pakëndshme, ndërsa Hill, me një buzëqeshje, pohoi se kishte përjetuar momente më të vështira në të kaluarën.

Leave a Reply