Avdulah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje ligjore.
Sipas tij, edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka kontribuar në këtë shkelje duke shpërndarë projektin tek deputetët. Në një postim në Facebook, Hoti nënvizon se qeveria në detyrë mund ta përgatisë projektbuxhetin, por nuk ka të drejtë ta dorëzojë atë në Kuvend.
Ai thekson se, në të kaluarën, projektbuxheti është dorëzuar nga një qeveri e zgjedhur. Hoti gjithashtu vë në dukje se projektligji është prezantuar dhe dorëzuar nga deputetë që sipas një aktgjykimi të Gjykatës Supreme, mbajnë pozitat e tyre në mënyrë të paligjshme.
Ai kërkon veprime institucionale për të parandaluar shkeljet dhe abuzimet me resurset publike. Kritika e tij shtrihet edhe ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke e akuzuar për mbështetje ndaj shkelësve të kushtetutës dhe për fokusin e saj në ruajtjen e pushtetit.
Hoti argumenton se këta politikanë i mbijetojnë skenës politike vetëm përmes krizave.

Leave a Reply