Andin Hoti, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, theksoi se për më shumë se tre vjet, Kosova ka bërë kërkesa të qarta për formimin e një komisioni të përbashkët me Serbinë për t’u marrë me çështjen e personave të zhdukur.
Ai nënvizoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, që përfshin qasjen në arkivat e klasifikuara dhe përshpejtimin e punës në lokacionet prioritare, si edhe zbatimin e zotimeve të marra në takimet e mëparshme të Grupit Punues. Hoti shprehu pritshmëri për takimin e ardhshëm, duke kërkuar që pala serbe të ndërmarrë hapa konkretë sipas obligimeve të dakorduara.
Marrëveshja për këto hapa u arrit pas takimeve intensive të ndërmjetësuara nga përfaqësuesi evropian, Peter Sorensen, me negociatorët kryesorë të të dy vendeve.

Leave a Reply