Hoxha: Opozita pa vullnet për qeveri, zgjedhje të mundshme në dhjetor

Albin Kurti nuk arriti të sigurojë mbështetjen e duhur në Kuvendin e Kosovës për të formuar qeverinë e re “Kurti 3”.

Vetëm 55 deputetë votuan pro tij, ndërsa ish-opozita votoi kundër dhe katër vota ishin abstenime. Në këtë situatë, analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar për Indeksonline se partitë e ish-opozitës nuk kanë treguar interes për të krijuar qeveri të re.

Hoxha sugjeron që presidentja Vjosa Osmani duhet të vendosë sa më shpejt datën për zgjedhjet e reja, të cilat sipas tij, mund të mbahen gjatë dhjetorit. Mosformimi i qeverisë mund të ketë pasoja negative ekonomike për Kosovën.

Hoxha thekson se nëse institucionet nuk krijohen gjatë vitit 2025, do të ketë kosto për vendin, përfshirë mungesën e buxhetit dhe humbjen e fondeve të BE-së. Tani, është përgjegjësia e presidentes për të emëruar mandatarin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *